
Tek Barcelona ka filluar puna në lidhje me merkatot vijuese, dhe në atë të verës priten ndryshime tek spanjollët.
Një ndër repartet ku është vënë theksi është ai i mesfushës, i cili nuk po e bind Xavi Hernandezin, trainer që e njeh shumë mirë për arsye të së kaluarës.
Ndër të preferuarit e numrit një të stolit është Isco, i cili po zhvillon një sezon mbresëlënës me Real Betisin, ekip që ia ka rikthyer buzëqeshjen ishi-t të Malagas.
Kreativiteti dhe siguria që nënkupton prezenca e 31 vjeçarit konsiderohet një plus për të ardhmen e mesfushës së ‘’ Los Cules ‘’ , i cili tek ‘’ Los Verdiblancos ‘’ po shijon një rini të dytë.
Megjithatë, duhet të merret parasysh edhe përgjigjja e andaluzëve duke qenë se Isco vijon të jetë një ndër nxënësit shembullorë të Manuel Pellegrinit, aftësitë e të cilit e kanë shëndërruar Real Betisin në një ekip tejet kompetitiv, në La Liga dhe Europa League.



