Xhixho: Poloninë dhe Çekinë mund t’i gjejmë pa mendje, grupi i kalueshëm

Xhixho: Poloninë dhe Çekinë mund t’i gjejmë pa mendje, grupi i kalueshëm

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke komentuar shortin me Shqipërinë, që u vendos në grupin E me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe, për kualifikueset e Europianit, u shpreh se është një grup për tu luajtur dhe jo i pakalueshëm.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se Poloninë dhe Çekinë mund t’i gjejmë pa mendje dhe t’i marrim fitoren, diçka që sipas tij nuk mund të ndodhte me ekipe të mëdha.

Të dalësh i gëzuar nga një short, flet para kohe. Ka shumë skuadra që kanë gëzuar në momentin e shortit dhe këto skuadra kanë qenë zhgënjimi i madh. Është një grup i fortë, me skuadra të forta, por jo i pakalueshëm. Ky është një grup për tu luajtur dhe për të synuar kualifikimin deri në fund.

Kemi dy skuadra, si Ishujt Faroe dhe Moldavia, që e kemi detyrim t’i marrim 3 pikët. Në muajin shtator, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, me Çekinë dhe Poloninë. Këto janë skuadra, që mund t’i gjesh pa mendje në ndonjë moment të caktuar. Është një grup për tu luajtur deri në fund. Dy ndeshjet e fundit të grupit, me Ishujt Faroe dhe Moldavinë, nëse jemi në luftë për kualifikim, ato pikë i kemi detyrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy