Marseille, interes për Neymar Junior

Marseille, interes për Neymar Junior

   Së fundmi Neymar Junior ka filluar ta mendojë seriozisht rikthimin në Europë.

Braziliani shkëlqeu në të shkuarën me Barcelonën duke fituar çdo titull të mundshëm i cili formoi një ndër tridentët më të frikshëm asokohe. 

33 vjeçarit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët dhe në orët e fundit Marseille ka shfaqur interes për shërbimet e tij. 

Sigurisht duke ditur se kanë ngelur edhe pak kohë për të nisur Botërori i 2026-tës, pretendimi jo vetëm i ‘’ Ney ‘’ por edhe çdo lojtari tjetër është arritja në këtë eveniment në formën optimale. 

Francezët janë një ekip me shumë traditë në Ligue 1, edhe pse në vitet e fundit nuk ka mundur ta përballojë furinë e Paris St Germain. 

Etapa tek ekipi i zemrës i ka shërbyer për ta rifituar ritmin e duhur por siç dihet është një lojtar shumë këmbngulës dhe kërkon gjithmonë të japë maksimumin. 

Drejtuesit e Marseilles kanë filluar ti përshpejtojnë përpjekjet për të siguruar firmosjen me yllin e lindur në Sao Paolo, një referent absolut edhe tek kombëtarja e ‘’ Seleçaos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy