Tek Atletico Madridi ka filluar puna në lidhje me sezonin e ardhshëm.
Një ndër objektivat e Diego Simeones është përforcimi i mesfushës dhe menjëherë drejtuesit janë vënë në lëvizje.
Dëmtimi i Koke Resurrecion konsiderohet një humbje e madhe për ‘’ Los Colchoneros ‘’, të cilët kanë zgjedhur këtë herë Feyenoordin si destinacion ,ekip në të cilin vijon te spikase Mats Wieffer.
Sipas ‘ Marcas ‘ kryeqytetasit po e analizojnë me vëmëndje 24 vjeçarin , i cili mund të aktivizohet në disa pozicione të mesfushës , determinant edhe në prapavijë.
Me kalimin tek Feyenoordi në 2020-tën , rendimenti i Mats Wieffer është pasuar edhe me faktin e të qënit pjesë e kombëtares së ‘’ Tulipaneve ‘’ dhe deri më tani me gjigandët e Eredivisies ka kontribuar me 3 gola në 18 sfida.
Momentalisht vlera e kartonit të nxënësit të Arne Slot arrin 15 milionë eurot dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duhet domosdoshmërisht të japin maksimumin duke qenë se për shërbimet e tij luftojnë disa skuadra të njohura.



