Lewis Hamilton pasi doli i katërti në Çmimin e Madh të parë për këtë sezon ka shkëlqyer në provat zyrtare të garës së dytë. Në pistën e Styrian të Asutrisë britaniku, 6 herë kampion i Formula 1, ka shënuar kohën me të shpejtë duke u renditur i pari.
Nga pas Hamilton nesër do të niset piloti i Red Bull Max Verstappen, ndërsa ka zhgënjyer totalisht Ferrari. Sebastian Vettel do të niset nga vendi i 10, ndërsa pas tij do të jetë Charles Leclerce, piloti ku të gjithë tifozët e kokëkuqes kanë sytë këtë sezon.
Carles Sainz do të jetë i treti, ndërsa kohën më të mirë të katërt e realizoi shoku i skuadrës së Mercedez të Hamilton Valteri Bottas, që ishte edhe fituesi i Çmimit të Madh të parë të zhvilluar një javë më parë. Vlen për t’u theksuar se gjatë ditës së sotme pista ishte e karakterizuar nga lagështira, pasi kishte reshje shiu.



