Java e 14-të, çfarë rezervon La Liga

Java e 14-të, çfarë rezervon La Liga

 Java e 14-të e La Ligas do të nisë me ndeshjen Elche vs Girona, e parashikuar të luhet sot në orën 19.00.

Pas humbjes në fushën e Real Valladolidit nxënësit e argjentinasit Jorge Almiron do të mundohen të shfrytëzojnë faktorin fushë për tu ngjitur sadopak sepse momentalisht renditen të fundit në klasifikim, ndërsa Girona vjen pas fitores në shtëpi kundër Athletic Bilbaos dhe gëzon një pozicion më të favorshëm por vijon të jetë dy pikë larg zonës së ftohtë .

Vaskët presin në ‘’ San Mames ‘’ një orë më vonë  Real Valladolidin .

Humbja në Girona ishte një leksion për skuadrën e Ernesto Valverdes , kurse Valladolidi mori tre pikë shumë të rëndësishme në ‘’ Jose Zorrilla ‘’ kundër Elches .

Athletic Bilbao  vijon të luftojë për Europën dhe renditet vetëm dy pikë larg saj .

Pritet që përpara tifozerisë së tyre mos të gabojnë sidomos pas ndeshjeve pozitive të zhvilluara.

Ndërsa ‘’ Vjollcët ‘’ janë paksa më të distancuar por kanë shumë shanse për të qenë një ndër ekipet surprizë në Primera Division gjatë këtij sezoni.

Ndeshja e fundit e parashikuar të luhet në 21.30 do të jetë ajo e Pamplonas në ‘’ El Sadar ‘’ ndërmjet Osasunës dhe Barcelonës.

 ‘’ Los Cules ‘’ janë momentalisht kryesuesit në kampionat dhe ky fakt shërben si shtysë për të vijuar rrugën drejt titullit .

Miqtë do të masin forcat edhe në kompeticionin e Europa Leagues dhe dje mësuan rivalin në Play Off .

Manchester United do të jetë prova e rradhës për të besuarit e Xavi Hernandezit, të cilët zhvilluan sezonin më të dobët në Champions League dhe si mbetet gjë tjetër veçse të shikojnë përpara .

Gabimi konsiderohet i pafalshëm , sidomos në këtë situatë sepse Real Madridi është vetëm dy pikë larg rivalëve të përjetshëm, ndërsa Osasuna po lufton fort për një vend në Europë në sezonin vijues dhe pritet që të jetë një përballje e vështirë për Barcelonën.

E mërkura do të jetë me katër ndeshje .

Në 19.00 zbresin në fushë  Sevilla dhe Sociedadi. Andaluzët kanë zhvilluar një sezon për tu harruar dhe pas 13 javëve renditen të tretët nga fundi.

Skuadra e Jorge Sampaolit vjen pas një barazimi në derbin me Real Betisin, rezultat i njëjtë për bardheblutë në ‘’ Reale Arena ‘’ kundër Valencias së Gennaro Gatussos .

‘’ Los Rojiblancos ‘’ mësuan dje kundërshtarin në Play Offin e Europa Leagues dhe do të sfidojnë gjigandët e Eredivisies Psv Eindhoven , ndërsa për ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ historia është ndryshe sepse renditen të 6-tët në klasifikim dhe vijojnë të përfaqësojnë Spanjën edhe në Europë.

Skuadra nga San Sebastian bashkë me Real Betisin ishte një ndër më të mirat në grupe pasi e përfunduan të parët duke treguar se mbeten rivalë shumë të vështirë për më tej. 

Në të njëjtën orë do të masin forcat Almeria dhe Getafe.  Pas humbjes në ‘’ Camp Nou ‘’ nxënësit e Rubi do të kërkojnë kthesën kundër madrilenëve , me të cilët i ndan vetëm 1 pikë në klasifikim.

Nëse i referohemi renditjes , sigurisht arrihet në konkluzionin se do të jetë një ndeshje shumë ashpër , sidomos për faktin se  janë vetëm tre pikë larg zonës së ftohtë.

Një tjetër sfidë shumë interesante e cila do të nisë në 20.00 është ajo midis Espanyolit dhe Villarealit.

Katalanasit janë afër greminës pavarësisht se është ende herët , por ndeshjen e fundit surprizuan Atletico Madridin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ duke i marrë një barazim, ndërsa ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ nuk po kalon një moment të mirëm, sidomos pas largimit të Unay Emerys  dhe u mposht në ‘’ La Ceramica ‘’ nga  Mallorca.

Parashikohet një sfidë e luftuar deri në sekondën e fundit, pavarësisht se ekipi nga Castellon  është paraqitur më mirë deri në këtë moment në La Liga. 

E mërkura përfundon në 21.30 me Mallorca vs  Atletico Madrid. ‘’ Los Colchoneros ‘’ pas shumë vitesh u eleminuan nga grupet e Champions Leagues duke regjistruar sezonin më të dobët sepse përfunduan të fundit .

Shumë gjëra kanë ndryshuar në ekipin e Cholo Simeones, të cilit i ka mbetur vetëm kampionati dhe Kupa e Mbretit për të justifikuar një sezon për tu harruar .

Ndërsa ishullorët notojnë në ujërat e mesit të tabelës dhe vinë pas fitores në ‘’ La Ceramica ‘’ , kurse kryeqytetasit u ndalën në shtëpi nga Espanyoli.

Java e 14-të përfundon të enjten me tre sfida . Në orën 19.00 Rayo Vallecano pret Celta Vigon pasi suprizoi Real Madridin ditën e djeshme duke e mundur në ‘’ Vallecas ‘’. 

Për të besuarit e Andoni Iraolas mund të konsiderohet një sukses historik, i cili i mban me shpresën e pjesëmarrjes në Europë në sezonin vijues, ndërsa Celta Vigo është shumë afër zonës së ftohtë dhe vjen pas humbjes në ‘’ Balaidos ‘’ kundër Osasunas .

Momenti i mirë i Rayo Vallecanos është reflektuar në tre fitore rradhazi në ndeshjet e fundit , ndërsa bardhekaltërit kanë bërë të kundërtën, shtuar barazimin në shtëpi kundër Getafes.

Surpriza e Europa Leagues Real Betisi do të masë forcat një orë me vonë në një fushë të vështirë si ajo e ‘’ Mestallas ‘’.

Valencia e Gennaro Gattusos është shumë larg të qënit ajo e dikurshmja , ndërsa andaluzët po impresionojnë dhe ruajnë me shumë fanatizëm vendin e 4-tët në tabelë, i cili i dërgon direkt në Champions League.  Një fakt shumë i rëndësishëm është se ‘’ Los Verdiblancos ‘’ janë konsideruar skuadra më mirë e grupeve të kompeticionit të dytë europian nga rëndësia pas 5 fitoreve dhe një barazimi dhe kanë prerë direkt biletën për në fazën e 1/8-tave .

Si Valencia ashtu edhe Real Betisi vinë nga barazimet , respektivisht kundër Sociedadit dhe Sevillas  dhe natyrisht pritet një sfidë shumë emocionuese pavarësisht se miqtë e Manuel Pellegrinit janë paraqitur më mirë deri në këtë moment. 

Java e 14-të do të përfundojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , aty ku ‘’ Galaktikët ‘’ e Real Madridit  sfidojnë modestët e Cadizit.

Humbja e djeshme në fushën e Rayo Vallecanos i ka shërbyer si leksion se nuk duhet të nënvlerësojnë asnjëherë asnjë kundërshtar, ekip që e ka bërë momentalisht të humbasë vendin e parë në klasifikim.

Ndërsa miqtë janë të parafundit por duhet bërë kujdes sepse surprizuan Atletico Madridin përpara një jave në ‘’ Nuevo Mirandilla ‘’ dhe mund ti sjellin shumë probleme kryeqytetasve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy