Interi në finale, Inzaghi: E merituam, Milanin e goditëm me zgjuarsi

Interi në finale, Inzaghi: E merituam, Milanin e goditëm me zgjuarsi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq shumë i lumtur, pas derbit me Milanin në gjysmëfinalen e Kupës, ku skuadra e tij triumfoi pastër 3-0. Pas ndeshjes, ai u shpreh se ekipi tani që shkoi në finale, do të kërkojë të fitojë Kupën.

Duke folur për ndeshjen e djeshme, Inzaghi tha se skuadra e tij bëri ndeshje shumë të mirë, ndërsa deklaroi se e meritonin, pasi e goditën Milanin me zgjuarsi.

Djemtë ishin të shkëlqyer. I goditëm në momentin e duhur me zgjuarsi dhe freski. Donim fitoren në këtë derbi dhe e merituam finalen me atë që dhamë në fushë.

Kemi fituar në janar Superkupën dhe kemi një finale tjetër për të zhvilluar. Pastaj është kampionati që duhet mbyllur në mënyrën e duhur.

Ishim të aftë për të ruajtur shkëlqimin pas një muaji e gjysmë të vështirë. Kalendari ishte i vështirë dhe shpenzuam shumë energji fizike dhe mendore. Tani të marrim më të mirën në javët që kanë mbetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy