Gjobë për 4 skuadra të Superiores, Disiplina zbardh vendimet

Gjobë për 4 skuadra të Superiores, Disiplina zbardh vendimet

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar ditën e sotme vendimet e marra në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar.

Tirana dhe Egnatia janë dënuar me gjobë 50.000 lekë, për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet e tyre të fundit. Me të njëjtën shifër janë gjobitur edhe Teuta me Partizanin, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës.

Nuk mungojnë dënimet edhe në kategoritë e tjera të futbollit në vend.

VENDIMET:

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. Zyrtari i KF Shkumbini, Arvist Gjata, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  8. Lojtari i KF Klosi, Ardit Kadiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i SHS Përmeti, Leonard Sopellani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i FK Këlcyra, Orgest Todhe, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i FK Elbasani U-19, Gazmend Filja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Butrinti U-19, Ilir Prenga, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Apolonia – Femra, Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  16. Rrëzimin e kërkesës së A.F. Luftëtari, në lidhje me lojtarin Shefqet Boni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy