Barcelona mendon shitjen e Sergino Dest

Barcelona mendon shitjen e Sergino Dest

Huazimi tek Milani fatkeqësisht nuk ka rezultuar ai i prituri për Sergino Dest, i cili duhet të rikthehet tek Barcelona pasi kartoni i tij është në pronësi të spanjollëve. Mirëpo duket se historia nuk është në favor të amerikanit pasi Xavi Hernandez nuk e ka në planet e tij për të ardhmen dhe drejtuesit tanimë po mendojnë shitjen e anësorit gjatë merkatos së verës. Në Primera Division tre pretendentë cilësorë janë interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit si Atletico Madridi, Villareali dhe Sevilla. Largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ konsiderohet zgjidhja më e mirë për të ardhmen pasi në sezonin aktual Sergino Dest ka mundur të aktivizohet në vetëm 635 minuta, të ndara në 14 sfida nën urdhërat e Xavi Hernadezit, statistika shumë të vakëta, të cilat natyrisht e kanë lënë në prapavijë. Duhet kujtuar se në fillimet tek Ajax Amsterdami, Sergino Dest konsiderohej një ndër talentët e të ardhmes por si duket presioni tek katalanasit nuk është përballuar si duhet . Krahu i djathtë i mbrojtjes së ‘’ Los Cules ‘’ gjithmonë është konsideruar difektoz dhe besohet se drejtuesit do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës për ti dhënë fund njëherë e mirë problematikave ndër vite.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy