Dy lojtarë zyrtarizojnë largimin nga Dinamo

Dy lojtarë zyrtarizojnë largimin nga Dinamo

Prej ditësh te Dinamo ka nisur puna për të ndërtuar skuadrën që do të luajë në Superiore sezonin tjetër. Shumë emra janë përfolur, por ende nuk ka zyrtarizime për ndonjë transferim të bluve.

Nuk ka zyrtarizime për afrimin e ndonjë lojtari, por nuk ndodh e njëjta gjë edhe me largimet. Së fundmi dy futbollistë kanë njoftuar largimin nga skuadra kryeqytetase. Bëhet fjalë për dy pogradecarët, mbrojtësin Emiljano Hidri dhe sulmuesin Artion Alillari.

Këta dy futbollistë u bashkuan nga Pogradeci te Dinamo në merkaton e verës së kaluar, por aventura e tyre te 18 herë kampionët e vendit ka zgjatur vetëm 1 sezon. Kanë qenë vetë lojtarët, që nëpërmjet rrjeteve kanë njoftuar largimin nga Dinamo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy