Sfida me Tiranën, Colella: Derbi më i zjarrtë që kam drejtuar, i kam bërë propozimet për merkaton

Sfida me Tiranën, Colella: Derbi më i zjarrtë që kam drejtuar, i kam bërë propozimet për merkaton

Partizani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme të mërkurën, sicc është ajo ndaj Tiranës, në derbin e kryeqytetit.

Në konferencën për shtyp, trajneri i të kuqve, Gionvanni Colella u shpreh se ky është derbi më i zjarrtë që ka drejtuar dhe shtoi se skuadra do të kërkojë vetëm fitoren, sicc ka bërë në ndeshjet e tjera.

Nëse Partizani është më i fortë, këtë do ta tregojë ndeshja e nesërme. Unë gjithmonë tentoj t’i fitoj ndeshjet. Por, nëse ndeshja del barazim, këtë do ta shohim nesër. Da Silva është mungesa e vetme. Shpresojmë që ndeshja e shtatë ndaj Tiranës të jetë e duhura. Nuk ndikon aspak 1 pikë apo 2 pikë, thjeshtë fjala që kjo është një ndeshje derbi nuk përbën diferenca. Po është derbi më i zjarrtë që kam drejtuar, më i ndjeri që unë kam drejtuar. Padyshim ky është derbi më i ndezur.

Partizani ka pësuar shumë gola, por është në vend të parë të klasifikimit. Jam dakord për sa i përket këtij kontastimi. Por e kam thënë dhe më parë, duhet të pësojmë sa më pak gola. Sigurisht është normale që një skuadër që luan në sulm, të pësojë dhe gola. Fiton gjithmonë ajo skuadër që nuk merr shumë gola. Sigurisht ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të gjejmë ekuilibrat e duhura në lojën tonë. Por nuk jam i shqetësuar të marrim mesatarisht 1 gol në çdo ndeshje. Sigurisht duhet të pësojmë më pak.

I pyetur për merkaton e janarit, Colella tha se i ka bërë propozimet e tij te drejtuesit, ndërsa shtoi se do të synohet tregu vendas.

Për momentin jemi duke studiuar lojtarë. Unë kam bërë propozimet e mia. Do të jetë drejtori i përgjithshëm dhe drejtori sportiv që do të vendosin për lojtarët që do të afrojnë. Por, kryefjala e momentit është të kemi vëmendjen në ndeshjen e nesërme. Më pas do të shohim.

E kam thënë dhe më parë që objektivi kryesor është të shohim në shtëpi. Në radhë të dytë do të shohim nga merkato vendase dhe gjëja e fundit të shohim jashtë vendit. Pra janë vlerësime që ne po i bëjmë me qetësi sepse nuk kemi një nxitim të madh. Kemi një organikë të pasur me lojtarë. Nëse do të arrijmë të përmirësohemi do të jetë akoma më pozitive për ne. Por nuk e bëjmë merkaton për të bërë merkato.

Po bëjmë një vlerësim me qetësi, por nuk është, nuk jam unë personi që duhet të caktoj pozicionet. Në merkaton e janarit nuk është si e verës. Është e vështirë të gjesh lojtarë në pozicionet që duhen. Gjithmonë lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur në skuadrën tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy