Mesfushori shqiptar, Eduart Rroca, është rikthyer në formë të shkëlqyer pas dëmtimit, që e mbajti jashtë për katër javë.
I aktivizuar titullar, shqiptari zhbllokoi sfidën ndaj Antalayaspor, duke i dhënë avantazhin Istanbulsporit në minutën e 6-të.
Gjatë gjithë takimit, Rroca ndihmoi ekipin e tij, në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit dhe u mbyll në një barazim spektakolare, 3-3.
Titullar në këtë ndeshje për Istanbulspor, ishte edhe lojtari tjetër shqiptar, Valon Ethemi.



