Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Erzenit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 15-të në Abissnet Superiore.
Një sfidë e luftuar deri në fund, e cila nisi 15 minuta me vonesë, për shkak të problemeve me autobusin e Bylis.
Sfida u zhbllokua në minutën e 32′ nga Muçollari, që shënoi një supergol në zonë.
Në pjesën e dytë ballshiotët patën disa mundësi të mira por nuk arritën të finalizojnë. Teksa dukej që sfida do të përfundonte me fitoren e miqve, shijakasit rikthejnë baraspeshën. Në minutën e 83′ Sadiki realizon një gol të bukur me kokë pas asisit të Kahrimanoviçit.
Me këtë barazim, Erzeni renditet në vendin e 4-t me 22 pikë ndërsa Bylisi në të 8-in me 16 pikë.



