Miqësoret/ Giroud debuton me gol te Milani, Juventus dhe Barcelona triumfojnë (VIDEO)

Miqësoret/ Giroud debuton me gol te Milani, Juventus dhe Barcelona triumfojnë (VIDEO)

Skuadrat po zhvillojnë përgatitjet e tyre, për kampionatet që nisin pak javë më vonë. Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj francezëve të Nice. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh në minutën e 59-të me Gouiri, i cili shënoi me penallti, por 7 minuta me vonë Giiroud i ardhur nga stoli vendosi baraspeshën për Milanin, në debutimin e tij me këtë skuadër.

Juventusi triumfoi 1-2 ndaj Monzas, në ndeshjen e vlefshme për trofeun “Luigi Berlusconi”. Filippi Ranoçhia në minutën e 13-të dhe Dejan Kulusevski i dhanë firtoren bardhezinjve.

Barcelona mposhti 0-3 Stuttgart, me Depay që shënoi golin e parë në debutimin me katalanasit, ndërsa dy të tjetër u shënuan nga Demir dhe Puig. Në këtë ndeshje kishte minuta edhe për Manajn, i cili zëvendësoi Griezmann në pjesën e dytë, por nuk ia doli të shënojë, ndonëse në një rast i shkoi shumë afër, por portieri kundërshtar i ndali gjuajtjen.

Manchester City shkatërroi 4-0 Barnsley, ndërsa Bayern Munich u mposht 3-0 nga Napoli në shtëpi. Ndërkohë Roma e Mourinhos regjistroi një barazim pa gola ndaj spanjollëve të Sevilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy