Goditi Payet gjatë ndeshjes, tifozi i Lyon dënohet me burg

Goditi Payet gjatë ndeshjes, tifozi i Lyon dënohet me burg

Ndeshja mes Marseille dhe Lyon në fundjavë u ndërpre, pasi futbollisti Dimitri Payet, u godit me shishe në kokë. Tifozi i Lyon që goditi futbollistin është identifikuar dhe tashmë ka marrë edhe një dënim. 

Me paraqitjen e menjëhershme në Gjykatën Penale të Lionit të martën, Wilfried Serriere u dënua me gjashtë muaj burg. Ky penalitet shoqërohet me kusht dhe për pesë vitet e ardhshme i ndalohet hyrja në stadiumin e Lionit, madje do të jetë i detyruar të paraqitet në komisariat në ditët e ndeshjeve.

Tifozi i ka kërkuar falje për atë që ndodhi Payet, ndërsa nuk është vendosur ende se çfarë do të ndodhë me ndeshjen e ndërprerë në minutën e pestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy