Edinson Cavani është rikthyer të flasë sërish për periudhën te Napoli të cilën ai e konsiderohen të paharrueshme. Uruguaini, i cili tashmë luan për Manchester United, thotë se ndjehet shumë i lumtur që është përfshirë në muralesin që të dërgon në stadiumin e Napolit ‘Diego Armando Maradona’.
Për ‘MondoNapoli’ ai thotë se në respekt të asaj që ia ka kaluar me këtë klub ka refuzuar klube si Juventusi dhe Interi.
Muralesi – “Unë e kam parë atë dhe jam shumë i emocionuar. Është e disata herë që Napoli shfaq mirënjohjen për mua dhe që unë atë klub nuk do t’a harroj kurrë. Emocioni u dyfishua kur pashë fëmijët e mi të admironin atë murales.”
Për napoletanët – “Vetëm faleminderit. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës. Për këtë arsye që u thashë “JO” shumë klubeve italiane, përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe gjithashtu Interin. Nuk mund të bëja një gjest të tillë për napoletanët. Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzim, sepse e di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë homazhe me gjithë këtë.”



