
Një ndër klubet më të pasur të botës siç është Manchester United vijon të jetë një ndër më të përfolurit në merkato.
Drejtuesit e të ashtuquajturve ‘’ Djajve të Kuq ‘’ thuhet se do të insistojnë gjatë periudhës së verës për të transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ lojtarët të cilët e kanë bindur trainerin Ruben Amorim.
Portugezi se ka ndalur vrullin që në momentin kur mori drejtimin e anglezëve, i cili tashmë është fokusuar tek dy alternativa të tjera.
Jonathan David dhe Angel Gomes janë përfshirë në listën e ishi-t të Sporting Lisbonës, të cilët po zhvillojnë një sezon shumë të mirë në rradhët e Lilles.
Referuar kanadezit duhet thënë se është konsoliduar tek ‘’ Les Dogues ‘’ dhe momentalisht konsiderohet një ndër më të rrezikshmit e Europës, situatë e njëjtë edhe për 24 vjeçarin londinez, prezenca e të cilit është një plus për këtë skuadër.

Objektivi i krerëve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues është investimi në elementë cilësorë por me një çmim të përballueshëm.
Jonathan David në fakt është pretenduar nga disa klube me emër në Europë në vitet e fundit, i cili po i bën shkëlqyeshëm detyrat me ish fituesit e Ligue 1 dhe deri më tani e ka bërë krenar trainerin Bruno Genesio, me 20 gola dhe 8 asiste në 36 sfida, ndërsa për Angel Gomes duhet thënë se është gjithashtu në rrugën e duhur, i cili në 18 sfida ka kontribuar me 2 gola dhe 1 asist, shoqëruar me një lojë tejet premtuese dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit.



