
Koha kalon si pa e kuptuar por historia tek Barcelona vijon të jetë po e njëjta në aspektin e merkatos.
Drejtori sportiv Deco bashkë me trainerin Hansi Flick janë të ndërgjegjshëm se duhet të japin maksimumin gjatë merkatos së verës, kryesisht për ta përforcuar prapavijën.
Ky repart ndër vite ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme dhe tashmë në listën e tyre është përfshirë Gonçalo Inacio.
Portugezi në të shkuarën u pretendua edhe nga Chelsea në disa raste por insistimi i drejtuesve të Sporting Lisbonës bëri që të qëndrojë në ‘’ Jose Alvalade ‘’.
24 vjeçari i ka qëndruar besnik kryeqytetasve gjatë karrierës por interesi i ekipeve të elitës ndoshta do të merret seriozisht në analizë.
Gonçalo Inacio aktivizohet si qendërmbrojtës, tejet i fortë në dyluftime dhe efektiv në spastrimin e zonës.
Të qënit bindës tek Sporting Lisbona, skuadër në të cilën natyrisht rivaliteti është tejet i ashpër i ka bërë edhe më të vëmëndshëm drejtuesit e ekipeve respektive në lidhje me periudhën e transferimeve.
S’përjashtohet fakti që ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të hyjnë përsëri në garë në përfundimin e sezonit, ç’ka do ta bënte edhe më të vështirë arritjen e objektivit nga presidenti i ‘’ Los Cules ‘’ Joan Laporta.
Gjithashtu duhet theksuar se presidenti Federico Varandas synon të arkëtojë rreth 60-70 milionë euro për nxënësin e Rui Borges, shifër e cila në njëfarë mënyre i pengon spanjollët.
Ish-i i Bayern Munchenit mendon se nëse do ta ketë fatin të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ do të jetë referent tek ish fituesit e La Ligas dhe Champions Leagues, pretendentë në çdo sezon për fitimin e titujve.



