Partizani ka vijuar serinë e rezultateve positive në miqësoret që po zhvillon përpara fillimit të pjesës së dytë të sezonit.
Me ardhjen e teknikut të ri Italian, Andrea Agostineli të kuqtë nuk kanë pësuar asnjë humbje duke rregjistruar tre fitore dhe një barzim në ndeshjen e kontollit.
Suksesi i rradhës i 15-herë kampionëve të vëndit ishte ndaj Apolonisë që fituan me rezultatin e pastër 2-0. Autori i golave për Partizanin ishte sulmuesi shkodran që realizoi një dopietë në këtë ndeshje.
Kreyqytetasit e drejtuar nga Agostineli zhvilluan një 90-minutësh mjaft pozitiv duke dhënë sinjale se do të pretendojnë deri në fund për të fituar titullin kampion i cili është dhe objketivi i të kuqve. Ndeshjen e parë për këtë vit në kampionat Partizani do ta ketë me Laçin në shtëpi.



