Boca Juniors nuk e heq nga mendja Buffonin

Boca Juniors nuk e heq nga mendja Buffonin

 Pas lajmit se do të përshëndetet me ‘’ Allianz Stadium ‘’ në fundin e sezonit për Gianluiggi Buffon ekziston një pistë shumë interesante .  Eshtë Boca Juniors skuadra që nuk e përjashton mundësinë e transferimit të 43 vjeçarit në mitikun ‘’ La Bombonera ‘’ për të pasuruar organikën me një ndër portierët më të mirë të gjitha kohërave .  Pas  Daniele De Rossit  për italianin parashikohet se mund të vijojë të njëjtën rrugë për ti dhënë një risi kampionatit argjentinas dhe karrierës  sepse Boca Juniors mbetet një ndër skuadrat më të famshme të Amerikës së Jugut .

Kjo mundësi do të ishte fillimi i një aventure  ekzotike në një kampionat ku futbolli përjetohet me një pasion të jashtëzakonshëm .   Me kalimin nga Parma tek bardhezinjtë  Gianluiggi Buffon jo vetëm tregoi nivelin brilant por ka shkruar emrin në historinë e  ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ si një fitues i padiskutueshëm për shkak të trofeve të shumtë . S’duhet harruar se gjigandi i portës shijoi një eksperiencë të mrekullueshme edhe tek Paris St Germain  me të cilin fitoi kampionatin dhe superkupën e Francës dhe u largua me kokën lart nga ‘’ Parque De Prince ‘’. 

Nëse i referohemi të ashtuquajturve ‘’ Xeneizes ‘’  aktualisht kanë të formuar një grup shumë solid të lideruar nga Miguel Angel Russo por kalimi i një figure të tillë në  jep më tepër eksperiencë . Duke qenë se mban mbi supe peshën e shumë titujve të rëndësishëm , ‘’ Gigi ‘’  do ta ndihmonte Boca Juniorsin për të qënë protagonist  në kampionat edhe në kupën Santander Libertadores  që konsiderohet si Champions League e Amerikës së Jugut .  

Tek kryeqytetasit ishi i Parmës  do të kishte mundësinë për të provuar konkurrencën e ashpër që ekziston tek kjo skuadër por eksperienca e madhe si dhe sukseset e arritura  me siguri nuk do ta linin në baltë italianin  që kërkon ta mbyllë karrierën me fitimin e trofeve   .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy