Humbja ndaj Egnatias, Hallaçi: Ta harrojmë këtë ndeshje

Humbja ndaj Egnatias, Hallaçi: Ta harrojmë këtë ndeshje

Trajneri i Kuëksit, Rrahman Hallaçi, pranoi për MCN TV, se skuadra e tij bëri gabime të shumta në ndeshjen me Egnatian, të cilën e humbën me rezultatin 4-0.

Hallaçi tha se duhet harruar ndeshja e sotme dhe të fokusohen te sfidat e ardhshme, për të rikuperuar gabimet.

Kemi zhvilluar një ndeshje të dobët. Egnatia ka cilësi. Kanë bërë një merkato cilësore. Vuajtëm shumë kur kishim topin në zotërim. E humbëm kundërshtarin në qendër të mbrojtjes. Kishim probleme në marrjen e topit, por skuadra duhet të bëjë kujdes, sepse e kemi thënë që do i ndjejmë vështirësitë. As zëvendësimet nuk rregulluan, kishim vështirësi me lojtarët e anësores.

Në pjesën e dytë u vështirësua shumë, por duhet ta harrojmë këtë ndeshje, sepse vijnë ndeshjet e radhës. Vlen vetëkritikat.

Rivas mori një lëndim dje dhe e kishte të pamundur. Tafas po ashtu u dëmtua. Ky ishte një shqetësim i madh për mua. E prisja Momo në një formë tjetër, por edhe ai ka pasur seanca të pakta. Kemi shumë punë për të bërë, sepse diferencat ishin të mëdha.

E dimë që duhet të gjejmë forcat dhe të ngrihemi nga kjo ndeshje, e cila ishte një ndeshej shumë e dobët. Kemi ndërtuar një skuadër me shumë sakrifica dhe do i gjejmë forcat. Do korrigjojmë gabimet e këtyre dy ndeshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy