Krimi Ekonomik nis hetimet për SHRF Gjirokastër, Aliko: E turpshme, nuk janë si praktikat e qeverisë

Krimi Ekonomik nis hetimet për SHRF Gjirokastër, Aliko: E turpshme, nuk janë si praktikat e qeverisë

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, ku i propozua Armand Duka, për rikandidim për president të FSHF.

Megjithatë vetëm një ditë pas kësaj, Krimi Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër, ka nisur të hetojë procedurat e ndjekura ditët e fundit rreth aktivitetit dhe formës së zgjedhjes së delegatëve të Shoqatës Rajonale Sportive një ditë më parë.

Për këtë ka reaguar edhe avokati gjirokastrit, Bernard Aliko, i cili e cilëson si të turpshëm këtë presion të pushtetit ndaj Shoqatave.

“Presioni që ka zgjedhur pushteti ndaj Shoqatave që s’kanë lidhje me praktikat e ndjekura abuzivisht nga qeveria, janë të turpshme. Janë dy klientë të mi që kanë marrë telefonata nga Krimi Ekonomik dhe që akuzohen për shpërdorim detyre pikërisht një ditë pas mbledhjes se Asamblesë Rajonale Gjirokastër ku kanë propozuar Armando Duken për rikandidim në krye të FSHF.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy