Juventusi, nuk e harron Jadon Sanchon

Juventusi, nuk e harron Jadon Sanchon

Huazimi i Jadon Sanchos tek Borussia Dortmundi, po rezulton një goditje e qëlluar në shenjë nga drejtuesit e Manchester United.

Anglezi ka rikuperuar ndjeshëm terren në lidhje me të kaluarën dhe pretendentët s’kanë vonuar dhe tanimë ja kanë shkelur syrin.

Flitet për Juventusin, ekip i cili është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për mesfushorin gjatë merkatos së verës.

Besohet se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mund ta arrijë qëllimin, duke qenë se 23 vjeçari la për të dëshiruar në të kaluarën tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të cilët e huazuan tek gjermanët.

Sigurisht, torinezët janë një ndër protagonistët e çdo merkatoje, kryesisht në Itali, të cilët medoemos po tentojnë ta ndryshojnë historinë në kampionat dhe jo vetëm, pas disa viteve larg titujve.

Me ekipin nga Ruhr, Jadon Sancho numëron 5 sfida dhe 1 asist në sezonin aktual dhe ish rekordmenët e Serisë A do të japin maksimumin për ta patur pjesë të tyren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy