Dede: Zëvendësimet i dhanë fytyrë tjetër Partizanit, Maguette duhet titullar

Dede: Zëvendësimet i dhanë fytyrë tjetër Partizanit, Maguette duhet titullar

Trajneri Nevil Dede, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se zëvendësimet ndryshuan fytyrën e Partizanit në humbjen minimale ndaj Astanës.

Sipas tij, Zekic duhet të gjejë një zgjidhje dhe mesfushori Maguette të jetë titullar për ndeshjen e kthimit.

Në pjesën e parë ishte e dukshme diferenca me kundërshtarin. Ndoshta trajnerit ju prishën planet, sepse u dëmtua Grezda. Golin më shumë e sajuan vetë, sesa për meritë të kundërshtarit.

Kopcijan dhe Zekolli rezultojnë se nuk janë në nivelin e Partizanit, e treguan në pjesën e parë. Në të dytën, zëvendësimet i dhanë një fytyrë tjetër Partizanit. Zëvendësimet e rregulluan Partizanin dhe prishën Astanën. Me 5-4-1, mund ta mbyllnim ndeshjen 1-1.

Pjesa e dytë flet në favor të Partizanit, pavarësisht se pësuam edhe dy gola të tjera, por që u anuluan. Mendoj se Maguette, meriton të luajë te Partizani. Nuk e di si e gjen mënyrën Zekic, por Maguette duhet në ndeshjen e kthimit. Shpresojmë të jetë gati edhe Mba në ndeshjen e kthimit.

Kazakët nuk bënë ndonjë gjë të madhe. Me zëvendësimet ne ishim superiorë ndaj tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy