
Janë luajtur dy ndeshjet e fundit në Grupin F, në Ligën e Kampioneve, ku është zbuluar edhe skuadra e radhës që kualifikohet për më tej.
Real Madrid, që e kishte siguruar më herët kualifikimin, mposhti më shifrat e thella Celtic ditën e sotme, duke shkuar në kuotën e 13 pikëve në vendin e parë.
Më tej është kualifikuar edhe Leipzig. Këta të fundit mposhtën 0-4 ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke kaluar me 12 pikë në vendin e dytë.
Në krahun tjetër, Shakhtar mbetet në kuotën e 6 pikëve dhe do të vazhdojë rrugëtimin në Europa League.



