
Mosgjetja e gjuhës së përbashkët në lidhje me rinovimin me Milanin , e ka shëndërruar në një ndër objektivat kryesorë të klubeve të elitës Rafael Leaon.
Chelsea i Todd Boehly-t , pas investimit të bërë në merkaton e kaluar verore , ende beson se mund të firmosë me golashënuesin , duke përfituar njëkohësisht edhe nga situata aktuale tek kuqezinjtë.
Sipas informacioneve të fundit , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për 23 vjeçarin , i cili konsiderohet një ndër më të mirët e strategut Stefano Pioli.
Ecuria e ishi-t të Lilles nuk i lë shteg tjetër kryeqytetasve veçse të insistojnë për të pasuruar ofensivën me një lojtar tejet të rrezikshëm.
Graham Potteri asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga Rafael Leao dhe vijon të shpresojë se një ditë do të zbarkojë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ duke qenë se londinezët mbështeten fuqimisht nga manjati amerikan , i cili e shfaqi potencialin në merkaton e kaluar .
9 gola dhe 9 asiste në 31 sfidat e sezonit aktual janë arritjet e Rafael Leaos , sigurisht një ndër sulmuesit e momentit në Itali dhe kontinentin e vjetër.



