
Juventusi u eliminua në grupet e Champions League, teksa tashmë do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në Europa League.
Menjëherë pas humbjes 4-3 ndaj Benfica, të shumtë ishin tifozët që kërkuan largimin e trajnerit Massimiliano Allegri, të cilin e shikojnë si fajtor për këtë gjendje të skuadrës.
Megjithatë nuk janë të këtij mendimi drejtuesit e Juventusit, të cilët pavarësisht eliminimit, vazhdojnë i besojnë Allegrit dhe nuk do të ketë ndryshim të trajnerit.
“Zonja” do të fokusohet në kampionatin italian në vijim. Sfida e radhës është përballë Lecces në transfertë. Ekipi renditet për momentin në vend të tetë me 19 pikë, dhjetë më pak se Napoli kryesues.



