Ervin Nikolla thotë se dy skuadrat e Milanos, Inter dhe Milan, do të luftojnë deri në fund për titullin kampion. Në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, komentatori dhe gazetari sportiv, duke folur për Serie A, u shpreh se Juventusi nuk i ka ndezur akoma motorët, por në rast të një fitore me Milanin në fundjavë, do bënin të harroheshin rezultatet e fillimit.
“Serie A gjithmonë mbetet kampionati më i dashur për shqiptarët. Milani, Interi dhe Juventusi kanë rreth 90% të tifozëve në Shqipëri. Serie A ka nisur zjarr që në fillim. Interi mbetet një kandidat potencial për fitimin e titullit kampion. Kemi një Milan që e ka nisur me marshin e pestë, Juventusi nuk i ka ndezur akoma motorët. Nëse Juventusi fiton me Milanin, do të bënte të harroheshin 3 rezultatet negative në start. Mendoj se Milani dhe Interi do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.”, u shpreh Nikolla.



