
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes së kthimit, që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme, ndaj Atletico Madrid. Guardiola u shpreh se pret një ndeshje ndryshe, nga ajo e një jave më parë, ku skuadra e tij fitoi minimalisht.
Skuadra është e gjitha në dispozicion, përvecc Ruben Dias, i cili nesër mund të mos jetë titullar. Të gjithë do të jenë të rëndësishëm në këtë fazë finale të sezonit.
Pres një lojë ndryshe nga ajo e shtatë ditëve më parë. Ata do të luajnë në shtëpi, përpara publikut të tyre dhe në gara të eliminimit direkt, ky është një faktor që gjithmonë iu ka dhënë motivim të madh. Pres një intensitet të lartë dhe nëse pësojmë një gol, do të bëjmë gjithçka që të shënojmë edhe ne.



