Al Qadisiyah, tenton për Kevin De Bruyne

Al Qadisiyah, tenton për Kevin De Bruyne

E ardhmja e Kevin De Bruyne mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës.

Belgu ende nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester City-n, arsye e mjaftueshme kjo për Al Qadisiyah në Arabinë Saudite për tu përforcuar me shërbimet e tij.

Ky klub është në pronësi të kompanisë Aramco dhe shquhet për potencialin në aspektin ekonomik.

I vetmi problem është se momentalisht po performon në kategorinë e dytë dhe në sezonin aktual po bën maksimumin për të qenë pjesë e elitës.

Ecuria e deritanishme lë vend për entuziazëm pasi po kryeson me meritë dhe nëse do ta arrijë objektivin, sigurisht parashikohet që të ketë përfitime gjatë merkatos së verës.

Në vitet e fundit liga e Arabisë Saudite ka fituar shumë terren për arsye të pagave të majme dhe gjatë kohës lojtarët të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër kanë vendosur të bëhen pjesë e saj, edhe pse në aspektin kualitativ nuk kanë të krahasuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy