Schick përsëri në radarët e Atleticos

Schick përsëri në radarët e Atleticos

Rendimenti jo i pritur i Cunhas , Morattas , Griezmann apo Correas vijon të jetë një shqetësim për Diego Simeonen dhe natyrisht drejtori sportiv Andrea Berta duhet të japë maksimumin gjatë merkatos sepse kjo situatë tek Atletico Madridi duhet të marrë fund sa më shpejt .

Patrick Schick  është një ndër të preferuarit e kryeqytetasve për arsye se ka impresionuar në çdo sfidë me Bayer Leverkusenin dhe pas tre sezoneve me  ‘ Apirinat ‘ numëron 40 gola dhe 7 asiste në 84 sfida , statistikë e cila meriton të merret në konsideratë .

‘’ Los Rojiblancos ‘’ fatkeqësisht i kanë dhënë fund pjesëmarrjes në Champions League për këtë sezon, fakt që e ka vënë në dyshim të ardhmen e ‘’ El Cholos ‘’ në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Megjithatë, për 26 vjeçarin , kryeqytetasit do të sfidojnë skuadra si Juventusi, Manchester City apo Borussia Dortmundi por duhet theksuar se ky Atletico ka nevojë për tu përforcuar gjatë merkatos dhe ishi i Romës vlerësohet shumë nga  traineri argjentinas.

Gara parashikohet e ashpër dhe ajo skuadër që do të jetë më bindëse në lidhje me ofertat mund të fuqizohet me golashënuesin çek .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy