Milani  pretendon Jonathan Ikone

Milani pretendon Jonathan Ikone

Endërra e Milanit për tu rikthyer aty ku e meriton bëhet edhe më e zjarrtë me kalimin e kohës . Distanca prej 6 pikësh me rivalët e përjetshëm të Interit në Serinë A ka shënuar një pikë reflektimi për direktivën e "Rossonerëve" se duhet të ndërmarrin të gjitha aksionet e nevojshme për ta mbajtur skuadrën e tyre në të njëjtën linjë edhe për sezonin vijues.

Për këtë arsye, drejtori teknik dhe njëkohësisht legjenda e kuqezinjve, Paolo Maldini, nuk ka të ndalur në kërkimin e elementëve cilësorë që me siguri do të lënë gjurmë tek 18 herë kampionët e Serisë A gjatë sezonit te ardhshëm.

Sipas italianes "Tuttosport", Milani e ka përqëndruar vëmëndjen në Francë, pikërisht tek Lille.

Mesfushori Jonathan Ikone nuk ka të ndalur me paraqitjet pozitive dhe është përfshirë në listën e gjatë të gjigantëve të Italisë për merkaton verore.

Bëhet me dije se Milani do të ofrojë 30 milionë euro për të përfituar shërbimet e tij, fakt që me shumë gjasa do ta shoqërojë edhe gjatë merkatos verore për arsye të problemeve të shumta që ka shkaktuar ekonomia e koronavirusit në arkat e skuadrave të njohura.

Nëse gjithçka do të vijojë me këto ritme, Milani do të jetë një ndër 4 të privilegjuarit për t'u përfshirë në Uefa Champions League gjatë sezonit të ardhshëm, kompeticion që do t'i shtohet kampionatit dhe kupës, duke nënkuptuar qartësisht një vështirësi më vete për të besuarit e Stefano Piolit dhe ndërhyrja e domosdoshme në merkato do të balancojë disi mbingarkesën e lojtarëve përgjatë sezonit.

Ky element i krijon menjëherë idenë se nuk duhet të ndalen për asnjë moment deri sa ta konkretizojnë një operacion të tillë, i cili pa diskutim do të mendohet me detaje nga Jonathan Ikone sepse thekson jo vetëm progresin e dëshiruar, por mbrojtjen e ngjyrave të një ndër skuadrave me të famshme të globit.

Deri në këtë moment, nxënësi i Christophe Galtier ka shfaqur një rendiment te shkëlqyeshëm, të cilin e ka kanalizuar në 40 ndeshje, 7 gola dhe 6 asiste, fakt që ka ndikuar në renditjen aktuale të Lilles në Ligue 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy