
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit në Champions League.
Bie në sy, prezenca e 8 finalistëve, me Realin dhe Dortmundin, që përfaqësohen me nga katër lojtarë.
Në portë është Kobel i Dortmund, ndërsa në mbrojtje, dy shokët e tij të skuadrës, Hummels në qendër dhe Matsen në të majtë. Para tyre, qëndron mesfushori Sabitzer.

Nga Reali, është Carvajal në të djathtë të mbrojtjes dhe Rudiger në qendër. Pas sulmuesve qëndron Bellingham, ndërsa në të majtë të sulmit është Vinicius.
Në formacion, ka vend edhe për mesfushorin e PSG-së, Vitinha, apo dhe sulmuesin e City-t, Foden, në të djathtë të sulmit. Në qendër, është sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane.



