
Gazetari Ylli Aga, thotë Vllaznia i ka mundësitë për të fituar titullin kampion këtë sezon.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga foli edhe për Egnatian, për të cilët tha se ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve është një problem.
Besoj se ka ende mundësi për titullin kampion Vllaznia. Kanë gjithçka në këmbët e tyre. I kanë mundësitë e tyre. Luajnë dy ndeshje në shtëpi tani.
Ky është kampionati që kryesuesja ka më pak pikë në 20 javë dhe vendi i fundit ka më shumë pikë se ndonjëherë deri në këtë fazë.
Egnatia ka ndërtuar një projekt ambicioz në Shqipëri. Është hera e tretë që luan në elitë. Jam dyshues dhe skeptik mbi padurimin, për t’i dhënë besimin atij që e mendojnë të duhurin, për të .
Ajo që është problem, është se në më pak se një vit, Egnatian e kanë drejtuar 5 trajnerë. Këto ndryshime të penalizojnë në këtë kampionat.



