Besart Berisha tërhiqet nga futbolli i luajtur

Besart Berisha tërhiqet nga futbolli i luajtur

Besart Berisha ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga futbolli i luajtur. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi bën të ditur vendimin se nuk do e shikojmë më në fushat e blerta si lojtar.

Gjatë karrierës së tij, Berisha luajti edhe me Kombëtaren shqiptare, ku u aktivizua në 17 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

“Mbaj mend që kur fillova këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar për të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur me lojën!

Mezi pres detyrat emocionuese që më presin së shpejti. Unë do t’i qëndroj besnik futbollit. 1000 faleminderit për kohën së bashku, do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time lojë e bukur!”, shkruan Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy