
Është inauguruar këtë të martë, fusha e re në kompleksin e Dinamos. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, inauguruan fushën e re që ndodhet në Arbanë.
Përveç fushës, në kompleksin Dinamo, janë edhe ambientet e reja të klubit, hoteli si dhe restoranti.
Ky investim, është bërë nga Federata e Futbollit dhe klubi i Dinamos, me këta të fundit që më në fund do të kenë fushën e tyre për stërvitje.



