Kandidatët për stolin e Manchester United

Kandidatët për stolin e Manchester United

 Trainerit Ralf Rangnick i mbetet edhe pak kohë në drejtimin e Manchester United dhe në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ po bëhen llogaritë se cili kandidat i përshtatet më tepër anglezëve .

Sezoni aktual vijon të jetë një përsëritje e të kaluarit pasi ‘’ The Red Devilsat ‘’ nuk kanë mundur ta mposhtin Manchester City-n dhe ndryshimi i stolit është një domosdoshmëri tek anglezët.  

Aspiratat e tyre janë të mëdha por pa një dorë të hekurt në pankinë historia me shumë gjasa do të vijojë po e njëjta dhe drejtuesit kanë shpallur kandidaturat për ti dhënë fund shqetësimeve .

  ‘’ Old Traffordi ‘’ tashmë i ka hapur dyert dhe momentalisht po shqyrtohen shtatë kandidatë  .

 Zinedine Zidane kryeson listën por mbetet favorit për Paris St Germain . Ambicja e Nasser Al Khelaifit vijon të jetë e pakufijshme por edhe Manchester United është një kandidat potencial për ish kampionin e botës .

Pas tij është Erik ten Hag që i ka dhënë shumë Ajax Amsterdamit në sezonet e fundit.  Hollandezi arriti ti dërgojë kryeqytetasit në gjysëmfinalen e Champions Leagues para tre sezonesh  dhe që prej atij momenti 52 vjeçari vijon të ndiqet me kujdes nga ekipe të elitës .

Edhe Mauricio Pochettino nuk qëndron pas për arsye të së kaluarës së mrekullueshme tek Tottenham Hotspuri dhe në disa raste është tentuar nga Manchester United.

Gjatë kohëve të fundit argjentinasi nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Premier League , kampionat që e ka shumë përzemër dhe mund të shijojë momente emocionuese , pse jo të shoqëruara edhe me trofe .

Ndërsa tentativa për Luis Enriquen thekson një vështirësi me vete sepse momentalisht ishi i Barcelonës është në krye të ‘’ La Furia Rojas ‘’ dhe me Botërorin e Katarit përpara konsiderohet një alternativë e pamundur për gjigandët e Anglisë .

Spanjolli ndiqet nga Cholo Simeone, traineri më i suksesshëm i historisë së Atletico Madridit .

Problematikat e ‘’ Los Colchoneros ‘’ në kohët e fundit e kanë vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe ky rast mund të jetë hapja e një tjetër  dere nga 51 vjeçari i cili me shumë meritë përfshihet ndër më të mirët në botë sepse ka  arritur të fitojë trofe që disa vite më përpara as që ëndërroheshin nga spanjollët .

Edhe Andrea Pirlo kërkon të jetë protagonist me një ekip të elitës dhe pas dështimit tek Juventusi , skuadër që e drejtoi vetëm në 51 sfida e shikon të domosdoshëm drejtimin e të mëdhave sepse është një trainer me shumë ambicje dhe kërkon të përsërisë sukseset që arriti si lojtar.

  Pavarësisht se mungesa e eksperiences do të ndikojë në vendimarrjen e ekipeve me emër , mund të jetë nisja e një historie e cila mund të rezultojë një surprizë në botën e futbollit sepse është një personalitet i shquar që la  gjurmë në të kaluarën, sidomos me Milanin.

Lista e gjatë përfundon me Michael Carrick. Eksperienca si trainer i përkohshëm i ka shërbyer për të reflektuar dhe pse jo të provohet me gjatë .

Megjithatë drejtuesit e Manchester United s’mendojnë njësoj si angezi sepse kërkojnë një projekt afatgjatë që mund ti afrojë ‘’ The Red Devilsat ‘’ me trofetë e munguar prej vitesh.

Thyerja e akullit do të jetë një proçes i gjatë dhe i ndërlikuar  sepse kohët kanë ndryshuar dhe futbolli është ashpërsuar dhe çdo ditë vihet re ky fakt  .

Të drejtosh 20 herë kampionët e Premier Leagues duhet të ketë nga mbrapa  një eksperiencë të gjatë suksesesh sepse gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë sidomos në një ekip ku protagonizmi është kryefjala e përditshmërisë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy