Real Madridi përgatit largimet

Real Madridi përgatit largimet

   Përgatitjet në funskion të sezonit të ardhshëm kanë filluar tek Real Madridi, drejtuesit e të cilit po analizojnë çdo detaj për të evituar kundrakohët e mundshme .

Për qëndrimin në të njëjtën linjë, ‘’ Galaktikëve ‘’ i duhet ti bëjnë mirë llogaritë dhe Carlo Ancelotti tanimë i ka vënë pikat mbi i për lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet e tij .

Duke filluar me Marco Asension , Mariano Diazin, Jesus Vallejon dhe Andriy-n , kryeqytetasit pretendojnë ti shfrytëzojnë pagat e tyre për firmosjen me të tjerë lojtarë që do të preferohen nga ishi i Milanit për të zbarkuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.  

Momentalisht ‘’ Los Blancos ‘’ kanë 425 milionë euro në dispozicion për merkaton vijuese, vlerë e cila mund të rritet nëse objektivi i tyre do të arrihet me shitjen e lojtarëve të sipërpërmendur.

Në verën e ardhshme presidenti Florentino Perez ka premtuar investime të bujshme , ashtu siç në fakt e ka bërë në çdo periudhë transferimesh për ta rritur cilësinë e klubit të zemrës , i cili ja ka shpërblyer sakrificat bosit spanjoll.

Falë përkushtimit dhe punës së palodhur ndër vite të 75 vjeçarit , Real Madridi ka arritur shumë suksese duke e bërë krenar Florentino Perezin , drejtuesit e klubit dhe tifozërinë e zjarrtë e cila e ka mbështetur në çdo ndeshje  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy