Ancelotti “ po “ largimit të Hazard

Ancelotti “ po “ largimit të Hazard

   E ardhmja e Eden Hazard ka marrë një tjetër goditje . Këtë herë është tekniku Carlo Ancelotti i cili është shprehur se do të pranojë çdo vendim të belgut . 

Kalimi nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ u cilësua shumë i bujshëm për 30 vjeçarin por dëmtimet nuk kanë mundësuar shpërthimin e sulmuesit ashtu siç e bëri edhe tek Chelsea .

 Ky version nuk i ka pëlqyer italianit i cili ka vendosur për lojtarë të tjerë në 11- shen e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe tashmë Eden Hazard nuk mund ta përballojë këtë situatë kritike. 

Gjatë një interviste në lidhje me këtë lojtar Carlo Ancelotti është shprehur :

“ Nuk do të pengoj vendimet e tij . Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë në karrierë sepse dëshiroj më të mirën për lojtarët e mi “ , theksoi italiani. 

Deklarata e Carlo Ancelottit e ka mërzitur ishi-n e Lilles  të cilit si mbetet gjë tjetër veçse të fokusohet tek e ardhmja me qëllimin e një ndryshimi  në karrierë .

Largimi nga ‘’ Los Blancos ‘’ do të konceptohej një impuls për fuqizimin e arkave në mënyrë që  spanjollët të kenë një shans për të bërë zgjedhje më të mira gjatë merkatos vijuese .

Më e mundshmja për Eden Hazard është rikthimi në Premier League , aty ku filloi shkëlqimin e tij dhe nëse ky operacion konkretizohet  duhet parë se si mund të riadaptohet në një kampionat që i ka dhënë shumë kënaqësi në të kaluarën .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy