Diferencat ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës në Kupën e Amerikës

Diferencat ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës në Kupën e Amerikës

Kupa e Amerikës deri më tani ka prodhuar shumë emocione.

Kampionët në fuqi e kanë nisur me këmbën e mbarë turneun dhe tanimë janë pothuajse të kualifikuar për më tej, me dy fitore të merituara, respektivisht kundër Kanadasë dhe Kilit në Grupin A.

Mirëpo ‘’ Albicelestët ‘’ nuk kanë të ngopur, fakt të cilin e tregojnë edhe statistikat.

Nëse rikthehemi paksa në retrospektivë duhet theksuar se Lionel Scaloni e nisi rrugëtimin e tij me tre herë kampionët e botës në 2018-tën si zëvëndësues i Jorge Sampaolit, i cili e ndryshoi historinë e tyre me fitimin e Kupës së Amerikës në Brazil në 2021-shin, e pasuar nga triumfi në Finalissiman kundër Italisë dhe kulminoi me Botërorin e Katarit në 2022-shin, eveniment të cilin kombëtarja e Lionel Messit e nisi me një disfatë ndaj Arabisë Saudite.

Megjithatë, traineri nga Rosario diti ta kthejë historinë në favorin e bardhekaltërve, i cili pas trofeve të 1978-tës dhe 1986-tës i shtoi edhe një tjetër vitrinës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Edhe në Eleminatoret e Botërorit të 2026-tës, 46 vjeçari ka ditur të bëjë një punë të shkëlqyer deri në momentin që flasim pasi Argjentina numëron vetëm një humbje kundër Uruguajit dhe i ka fituar pesë sfidat e tjera.

Kjo Kupë Amerike po rinxjerr në pah potencialin e trainerit nga Pujato, i cili ka ditur të formojë një grup shumë kompetitiv dhe të etur për sukses, me liderin dhe njëkohësisht kapitenin Lionel Andres Messi.

Koha kalon por paraqitjet e ‘’ La Pulgas ‘’ lënë për të kuptuar se mbetet një legjendë, jo vetëm në Argjentinë por edhe në mbarë botën.

15 herë fituesit e këtij turneu do ta luajnë sfidën e fundit kundër Perusë, e cila besohet se do të jetë një përsëritje të atyre pararendëse.

Ndërsa Brazili është në një proçes rindërtimi, i lideruar nga Dorival Junior, një teknik i cili ka drejtuar me përpara shumë ekipe të njohur në Brazil, duke filluar nga Santos, Cruzeiro, Flamengo, Internacional, Vasco da Gama ndër të tjerë.

62 vjeçari është një trainer me shumë eksperiencë, i cili ka drejtuar vetëm në kampionatin vendas, fitues gjithashtu i Recopa Sudamericana me Internacional dhe Kupës së Libertadores me Flamengon.

Për hir të së vërtetës barazimi me Kosta Rikën në ndeshjen e parë e ka vënë paska në pikpyetje ecurinë e mëtejshme, edhe pse brazilianët shpërdoruan shumë raste.

Kuptohet qartazi se ‘’ Seleçao ‘’ nuk është e dikurshmja edhe pse elementët përbërës premtojnë shumë për të ardhmen.

Me një ofensivë yjesh, Brazili ende nuk po e rigjen vetveten edhe pse ‘’ Los Ticos ‘’ zhvilluan një ndeshje për tu marrë shembull, falë cilësive të Gustavo Alfaros.

Eshtë vetëm fillimi por ‘’ Los Canarinhas ‘’ po përjetojnë një moment jo të mirë për sa i përket performancës, të cilët do të kenë edhe dy përballje determinante, respektivisht kundër Paraguajit dhe Kolumbisë në Grupin B.

Ecuria jo e mirë ka të bëjë edhe me rritjen në cilësi të rivalëve, edhe pse është ende herët.

Sigurisht do të pretendohet me çdo kusht fitimi për herën e 10-të në histori por të besuarit e Dorival Junior duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse gabimet në vijimësi mund të kushtojnë shtrenjtë.

Diferencat ndërmjet dy gjigandëve të Amerikës së Jugut janë evidente, si në përbërjen e lojtarëve ashtu edhe në rezultate por gjithsesi mbeten dy kandidatë potencialë për ta fituar këtë kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy