
Ismael Bennacer, është një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Milanit, duke u kthyer në një nga lojtarët e rëndësishëm për kuqezinjtë.
Duke parë formën e shkëlqyer dhe rëndësinë që ka në skuadër, drejtuesit e Milanit, kanë menduar të rinovojnë kontratën me mesfushorin.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, palët janë shumë afër akordit, për rinovimin e kontratë, me atë aktualen që skadon në vitin 2024.
Me kontratën e re, Bennacer do të përfitojë një trefishim të pagës, teksa momentalisht përfiton 1.5 milionë euro.



