
Drejtori sportiv i Dinamo City, Haris Fakic foli për MCN TV, para ndeshjes me Skënderbeun, skuadër ku ai ka punuar edhe në të kaluar.
Fakic deklaroi se ekipi vjen i motivuar në këtë përballje dhe shtoi se duan kthesën ndaj korçarëve.
Është specifike, sepse kam qenë pjesë e Skënderbeut për katër vite e gjysmë. Tani jam me Dinamon, ky është profesionalizmi dhe futbolli.
Jemi të motivuar. Kishim nevojë për një barazim si ai në derbi. Ndeshja mund të përfitonte edhe me humbje ose fitore.
Një barazim me Tiranën është pozitiv. Jemi të vetëdijshëm. Jemi përgatitur maksimalisht sot për fitore, që ekipi e ka të nevojshme. Dinamo ka kualitet, pavarësisht rezultateve. Jemi gati për kthesën dhe shpresojmë të vijë nga sot me Skënderbeun.



