
Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti 2-0 Rayo Vallecano.
Dopieta e Correa në minutat 28 dhe 53, i dha fitoren madrilenëve, që marrin vendin e katërt me 32 pikë, duke kaluar pikërisht Vallecanon që ka 30 pikë.
Skuadra e Simeones e nis me këmbën e mbarë vitin 2022, pas oshilacioneve të shfaqura këtë sezon.
Ndeshjen e radhës në kampionat, Atletico Madrid e luan ndaj Villarreal në transfertë.



