Këtë të shtunë, Superliga e Kosovës, luajti ndeshjet e fundit për sezonin 2023-2024. Kampionët e Ballkanit, triumfuan ndaj Prishtinës me rezultatin 2-1.
Llapi e mbylli, si nënkampion, pasi mposhti 5-1 Lirinë në transfertë dhe do të marrë pjesë në eliminatoret e Conference League.
Drita barazoi 1-1 ndaj Maliveshës, dy skuadra që gjithashtu do të marrin pjesë në kualifikueset e Conference League.

Bien nga kategoria Liria dhe Fushë Kosova, ndërsa Feronikeli e mbylli në vendin e tetë dhe do të synojë qëndrimin nëpërmjet “Play Out”-it.
Sa i përket skuadrave të tjera, Prishtina u rendit e pesta, ndjekur nga Gjilani dhe Dukagjini.



