
Tek Atletico Madridi ka filluar të punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin vijues.
Diego Simeone natyrisht njihet si një ndër trainerët më kërkues, i cili vijon ti japë prioritet përforcimit të mbrojtjes.
Në Premier League, Milos Kerkez po evidenton se mbetet një ndër më të spikaturit, aktualisht pjesë e Bournemouthit.
Hungarezi ka treguar efikasitetin në prapavijë, i cili shquhet edhe për daljet e shpeshta në ofensivë, duke i dhënë një ndihmë anglezëve.
Por, ‘’ Los Colchoneros ‘’ s’do ta kenë të lehtë për 21 vjeçarin, i cili pavarësisht se pretendohet edhe nga disa klube të rëndësishëm, i përfundon kontrata në 2028-tën dhe drejtuesit e Bournemouthit janë shprehur se s’do ta lejojnë largimin nëse oferta nuk do të jetë bindëse.
Ndërkohë, ishi i Az Alkmaarit synon ta përfundojë pjesën determinante të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme, për të përforcuar faktin e të qënit një ndër më të mirët në 11-shen e trainerit Andoni Iraola.
Pas dy sezonesh në Angli, Milos Kerkez mund të bëhet pjesë e kryeqytetasve, një ndër ekipet më të sikletshëm, në Spanjë dhe kompeticionet europiane.



