West Ham kërkon 140 milionë për Declan Rice

West Ham kërkon 140 milionë për Declan Rice

Prej shumë kohësh Declan Rice nuk po i hiqet nga mendja skuadrave me emër dhe përpara kësaj situate , West Hami ka marrë një vendim  të rëndësishëm .

Sipas ‘ SkySports ‘ britanikët kanë shprehur se do të kërkojnë 140 milionë euro për mesfushorin e talentar , shifër e çmendur  sidomos për pretendentët kryesorë si Chelsea dhe Manchester United .

23 vjeçari ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës në inferioret e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe e njeh shumë mirë këtë klub. Europiani i kaluar ia mbushi më shumë mendjen drejtuesve të ekipeve respektive për të tentuar afrimin e Declan Rice pasi jo vetëm që është një risi por  ndër më të mirët në Premier League në pozicionin ku luan .

 I konsideruar prej kohësh një element kyç për David Moyes , duke parë progresin e shpejtë të tij i ka dhënë për të kuptuar trainerit skocez se  pak e nga pak duhet të përgatitet sepse sigurisht kryeqytetasi do të kërkojë të avancojë në çdo aspekt.  

Megjithatë ‘’ The Hammers ‘’ e kanë bërë të vetën duke i rënduar seriozisht pretendentët dhe janë shumë të qartë sepse Declan Rice është një armë e fuqishme e trainerit skocez dhe kjo vendimarrje shkon në shenjë të kontributit 8 vjeçar të mesfushorit tek West Ham United .

Prezenca e dy peshave të rënda të Premier Leagues dhe më gjerë ia rrit  vlerat  dhe evidenton një garë që meriton të ndiqet dhe njëkohësisht do të jetë tepër emocionuese  .

Declan Rice vijon të ketë shumë influencë në mbarëvajtjen e kryeqytetasve gjatë këtij sezoni që vijojnë të ruajnë me fanatizëm vendin e 6-të në tabelë por parashikohet se s’do të mund ta ndalin edhe për shumë kohë perlën e futbollit anglez që meriton të ketë një të ardhme të ndritur .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy