
Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një hemoragjie cerebrale.
76-vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit duke dalë me sukses.
“Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht”, thuhet komunikatën e klubit të Manchester United pas operacionit.
Familja e Ferguson ka kërkuar privaci, në këto momente të vështira që po kalon i afërmi i tyre që mbetet në kushte kritike për jetën.
Ndërkohë, mesazhet për shërimin e trajnerit legjendar janë të panumërt duke nisur që nga trajneri i Southamptonit, Mark Hughes te David Bekcham e Cristiano Ronolado, të gjithë janë pranë trajnerit të madh në këto momente të vështira.
Alex Ferguson u largua nga drejtimi i skuadrës së Manchester United në maj të vitit 2013, pas 26 vitesh në këtë post ku ka fituar 38 trofe në Angli dhe Europë.



