
Pavarësisht se niveli i demostruar Lucas Ocampos nuk është ai i mëparshmi , argjentinasi vazhdon të ketë pretendentë të fuqishëm . Flitet për Liverpoolin që është duke vëzhguar me kujdes mesfushorin i cili është shëndërruar në një element të padiskutueshëm për Julen Lopeteguin .
Statistikat e vakëta në sezonin aktual janë domethënëse deri diku por Sevilla shpreson se ndeshjet e mbetura do ta rikthejnë ekstremin nga Buenos Airesi aty ku e meriton . Megjithatë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ nuk e përjashtojnë mundësinë e një largimi të mundshëm të Lucas Ocampos nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ për ti lënë vendin hapjes së një dritare të re për të ardhmen por duhet të theksohet se për operacionin në fjalë drejtuesit andaluzë kanë deklaruar se nuk do të dëgjojnë oferta më inferiore se 40 milionë euro për ti hapur dritën jeshile startimit të një tjetër eksperience për 26 vjeçarin e talentuar .
Edhe pse në rastin e një kalimi të mundshëm në ‘’ Anfield Road ‘’ Lucas Ocampos do ti fuqizonte ndjeshëm ‘’ The Redsat ‘’ nga ana tjetër do të dobësonte Sevillan e cila do të ketë një punë të vështirë për të përballuar sezonin vijues për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve . Nuk duhet lënë pa u përmendur se pavarësisht pikave referuese të ekipit Sevilla e ka treguar në çdo sezon se mbetet një kundërshtar për tu vlerësuar si në Primera Division ashtu edhe në Champions League sepse eksperienca e jashtëzakonshme e akumuluar ndër vite në shumë raste i ka përmbushur me sukses pritshmëritë e ‘’ Los Nervionenses ‘’ .
Për Lucas Ocampos sezoni vijon të ketë një ritëm pozitiv sepse është aktivizuar në 36 ndeshje , ka shënuar 7 gola , dhe ka shërbyer me 4 asiste për shokët e skuadrës duke e forcuar figurën e tij ndeshje pas ndeshje .



