Dede: Në Kategorinë e Parë janë 4-5 skuadra në nivel me Superioren

Dede: Në Kategorinë e Parë janë 4-5 skuadra në nivel me Superioren

Trajneri i Erzenit, Nevil Dede është shprehur se në Kategorinë e Parë janë 4-5 skuadra që kanë nivelin e skuadrave të Superiores. Në emisionin “Skaner”, Dede foli edhe për ndeshjen me Dinamon në Kupë, ku skuadra e tij fitoi minimalisht. Ai tha më tej se u bind nga projekti i Erzenit, prandaj pranoi të shkonte atje.  

Unë mendoj që Kategoria e Parë, për këtë sezon, ka 4-5 skuadra të nivelit të Superiores, me kaq sa kam parë unë. Ky është gjykimi im personal dhe nuk do të thotë se është i vërtetë. Po shikoj edhe nivelin e Superiore, ku disa skuadra nuk po japin aq sa duhet. Përveç parave duhet edhe infrastrukturë. E para është infrastruktura, pastaj administrata dhe më pas paratë. Unë luajta me Apoloninë në Fier dhe e pashë që intensiteti ishte i njëjtë.

Ndeshja ishte e barabartë në të gjitha aspektet. Në pjesën e dytë Dinamo na vendosi në vështirësi, pavarësisht se ne kaluam në avantazh. Loja mund të fillonte edhe 0-1 për Dinamon, pasi rastet në fillim i kishin. Sigurisht që Dinamo mund të ketë më shumë kualitete se Erzeni. Ne fizikisht mund të përballojmë çdo skuadër, qoftë nga Superiorja apo nga çdo kampionat. Nuk na dominon asnjë skuadër. Nuk kam luajtur mendsh të shkoja në Shijak. Më bindi projekti dhe prandaj shkova. Shumë mirë mund të prisja të lirohej një vend në Superiore, por vendosi projekti”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy