Mbappe zbulon të ardhmen

Mbappe zbulon të ardhmen

   E ardhmja e Kylian Mbappe me shumë siguri do të zbardhet  në javët vijuese.  Francezi do të luajë sfidën e fundit të sezonit kundër Metzit dhe më pas pritet vendimi final për vijimin e karrierës .

 Gjatë deklaratave të dhëna , sulmuesi i ka qëndruar besnik bindjeve të tij dhe parashikohet se Real Madridi do të shijojë prezencën e një ndër më të mirëve të futbollit modern dhe njëkohësisht kampionit në fuqi të botës me Francën . 

Ndërkohë tek ‘’ Galaktikët ‘’ situata vijon e qetë me sytë drejt finales së Champions Leagues kundër Liverpoolit ku të besuarit e Carlo Ancelottit do të përpiqen ti mposhtin sërish anglezët por këta të fundit synojnë të hakmerren për ndeshjen e humbur në sezonin 2017-2018.

Sigurisht të qënit pjesë sërish e një sfide të këtyre përmasave flet për punën e shkëlqyer të ishi-t të Milanit tek ‘’ Los Blancos ‘’ por drejtuesit e spanjollëve nuk duan të nxitohen dhe të mos e shpërqëndrojnë vëmëndjen sepse kjo finale do të përcaktojë shumë për të ardhmen jo vetëm të këtij klubi por edhe shumë lojtarëve.

Nëse i referohemi parizienëve duhet theksuar se  presidenti Nasser Al Khelaifi ka ndërmarrë një sërë aksionesh gjatë të cilave ka përfshirë edhe Macron dhe Sarkozy me qëllimin e bindjes së ‘’ Donatellos ‘’ për të qëndruar në ‘’ Parque de Prince ‘’  por fatkeqësisht 23 vjeçari ka vendosur për ‘’ Los Blancos ‘’ , skuadër që nuk ka reshtur asnjëherë nga ngulmimi për ta transferuar ishi-n e Monacos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Duke iu referuar këtij transferimi , shifrat do të jenë absolutisht bombastike dhe  parashikohet se do ti kalojnë 180 milionë eurot të shoqëruara me  një pagë rreth 40-60 milionë eurosh në vit për asin e sulmit .

Këto numra vijojnë të jenë në kuadrin e spekullimeve  por e sigurtë është se Real Madridi do ta ketë pjesë të 11-shes Kylian Mbappen  kundrejt një klauzole të pa hasur ndonjëherë në histori e cila do ta shëndërrojë ndoshta në transferimin më të bujshëm të epokës moderne.

Puna e Florentino Perezit në shumë vite ka reflektuar dashurinë e pakufijshme për madrilenët të cilët janë drejt shkruajtjes së historisë përsëri në Champions League  dhe natyrisht transferimet ‘’ Galaktike ‘’ mbeten gjithmonë pjesë e merkatos së këtij klubi.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy